|
|
|
Musa
Isufi - Artist Shqiptar
Musa Isufi ėshtė njė
nga aktorėt e rinj tė dalluar nė skenėn e artit dramatik
shqiptar nė Maqedoni dhe mė gjėrė. Ai po shquhet me pak
rolet e tij nė botėn e filmit, duke pretenduar tė shkelė
edhe skenėn filmike. Aktori kumanovar pretendon tė sfidojė
edhe metropolet e njohura tė artit pėr tė treguar afinitetet
dhe vlerat e njė artisti tė mirėfilltė dhe pretendues. Nė
intervistėn pėr INA, aktori Musa Isufi shpjegon impresionet,
tė arriturat, jetėn, angazhimet dhe projektet nė tė ardhmen
|
 |
Musa Isufi, aktori qė pretendon botėn
e filmit 14/11/2008 09:55:42
Musa Isufi ėshtė njė nga aktorėt e rinj tė dalluar nė skenėn
e artit dramatik shqiptar nė Maqedoni dhe mė gjėrė. Ai po
shquhet me pak rolet e tij nė botėn e filmit, duke
pretenduar tė shkelė edhe skenėn filmike. Aktori kumanovar
pretendon tė sfidojė edhe metropolet e njohura tė artit pėr
tė treguar afinitetet dhe vlerat e njė artisti tė mirėfilltė
dhe pretendues. Nė intervistėn pėr INA, aktori Musa Isufi
shpjegon impresionet, tė arriturat, jetėn, angazhimet dhe
projektet nė tė ardhmen
INA: Cila ėshtė shfaqja e parė pėr tė cilėn keni impresione
tė paharruara ?
Musa Isufi: Sigurisht qė shfaqja e parė e imja "Jashtė bie
borė" mė ka mbetur nė kujtesė, kjo shfaqje ma dha mundėsinė
tė shkeli nė dėrrasat e teatrit si aktor profesionist i
barabartė me aktorėt me pėrvojė shumėvjeēare. Ishte njė rol
qė mua mė dha njė mundėsi tė veēantė tė shpalos aftėsitė e
mija shpirtėrore, emocionale, filozofike dhe aktoreske. Kjo
shfaqje mė dha dritė pėr tė parė rrugėn e vėshtirė tė jetės
artistike, ishte njė rol shumė i ndėrlikuar psiko-fizikisht
me shumė transformime tė njėpasnjėshme, ky ishte roli i
Kiēos. Pėr mua ėshtė e vėshtirė tė dallojė rolet qė kam
luajtur, sepse nė secilin prej roleve kam dhėnė njė pjesė tė
madhe tė shpirtit tim dhe i dua njėsoj tė gjithė. Dua tė
pėrmendi edhe shfaqjen "Piktori", sepse kjo shfaqje ishte e
veēantė nė mėėnyrėn e vėnies sė saj nė skenė dhe lojės sė
tre aktorėve, publiku e ka pėlqyer shumė ku dhe nė
festivalin e "Teatri Shqiptar nė Maqedoni" Dibėr 2005 fitoi
ēmimin regjia mė e mirė, ku unė isha edhe i nominuar pėr
ēmimin aktori mė i mirė. Shumė vėshtirė e kam tė bėj
diskriminim tjetėr ndaj roleve tjera duke mos i pėrmendur,
por sigurisht se edhe shfaqja "Kufomat e Gjalla" me njė
tekst tė mrekullueshėm tė Shkėlzen Halimit bėra njė ndėr
rolet mė tė mira tė karrierės sime tė deritanishme.
INA: A mund tė pėrshkruani jetėn e njė artisti, nė kėtė rast
aktori shqiptar nė Maqedoni ?
Musa Isufi: Tė jesh artist do tė thotė tė jesh njeri i mirė,
tė kesh respekt ndaj vetes, veprės qė punon, rrethit qė tė
rrethon dhe kolegėve me tė cilėt punon. Unė kam lėnė shumė
punė tjera nė harresė shpesh edhe familjen time duke i
qėndruar besnik kulturės dhe artit. Dita mė e lumtur e jetės
sime ka qenė dita kur unė dhash provimin pranues nė
Akademinė e Artit Dramatik dega Aktrim. Ate ditė iu luta
zotit pėr shėndet dhe forcė qė tė mbaroj shkollėn me sukses
dhe sė bashku me shoket e mi tė artit tė hapim Teatrin nė
qytetin e Kumanovės. Jeta ime artistike pas Akademise ishte
dhe vazhdon tė jetė e rėndė, kemi punuar shfaqje nėpėr
bodrume dhe dyqane tė zbrazėta, aty bėnim prova nė
temperatura shumė tė ulta me dėshirė dhe shpresėė tė
krijojmė njė teatėr pėr Kumanovėn, qytet ky qė nė shpinėn e
tij mban pesha tė rėnda dhe plagė ende tė pashėruara qė ka
pėrjetuar gjatė historisė pėr dituritė dhe kulturėn. Kur
them vazhdon tė jetė e rėndė e them sepse ne artistėt ose mė
saktė disa prej artistėve janė lėnė jashtė institucioneve
shtetėrore pa punė tė pėrhershme. Kam pėrshtypjen se
institucionet e ndikuara tejmase nga politika nuk kujdesen
pėr kulturėn nė pėrgjithėsi, kam pėrshtypjen se ne nė sytė e
atyre jemi vetėm cirkuzantė. Pasuri mund tė bėsh me punė
tjera pėr pak vite, por kulturėn nuk e bėn dot pėr kėto vite.
Kam punuar dhe shpesh punoj pėr pak ose hiē para. Arti
skenik mė mban gjallė me shpresė se njė ditė do tė ketė
sistem tė vlerave se vetėm duke sistematizuar vlerat tona do
tė ecim pėrpara nė kėtė kohė shumė dinamike.
Nė Kosovė dhe Shqipėri punėt kanė ecur shumė mė pėrpara se
nė Maqedoni. Atje ka mė shumė investime nė kulturė, atje ka
mė shumė respekt pėr puntorin e kulturės, atje krijojnė yje,
kėtu i shuajnė yjet. Paradoks, apo jo? Tė jesh Artist
shqiptar nė Maqedoni do tė thotė tė jesh hiē asgjė. Alarm...
INA: Cilat janė sukseset qė deri tani keni arritur ?
Musa Isufi: Suksesi mė i madh i imi ėshtė kur mu mundėsu tė
luaj nė skenėn e Teatrit Shqiptar nė Shkup. Kjo ndodhi para
dy viteve dhe ishte njė mrekulli, sepse mė parė dyert e
kėtij teatri ishin tė mbyllura pėr shumė aktorė.
Nė Festivalin Teatri Shqiptar nė Maqedoni" Dibėr 2002 mora
shpėrblimin Aktori mė i mirė i festivalit me shfaqjen "Jashtė
bie borė" me autor Vincenzo Salemme, regjia Nehat Memeti.
Njė ēmim mė i fundit pėr mua ėshtė ]mimi special tė
festivalit Teatri Shqiptar nė Maqedoni kėtė vit qė u mbajt
poashtu nė Dibėr me rolin tim nė shfaqjen Kufomat e Gjalla
tė autorit Shkėlzen Halimi e me regji tė Zijadin Murtezit.
INA: Cilat janė synimet e juaja ?
Musa Isufi: Synimi im ėshtė tė punoj ashtu siē kam punuar
deri mė sot, synimi im kryesor ishte vetėm teatri, por
kohėve tė fundit mu ėshtė dhėnė rasti tė luaj edhe nė disa
filma, mendoj se njė pjesė tė energjisė sime do tia kushtoj
edhe filmit, sidomos nė Kosovė dhe Shqipėri.
INA; Ndonjė projekt konkret qė do tė merrni pjesė?
Musa Isufi: Sė shpejt do tė jetė edhe njė premierė nė
Kumanovė, ku do tė jem i pranishėm me njė rol. Gjithashtu si
pjesė e aktivitetit tim profesional ėshtė pjesėmarrja nė njė
film shqiptar. Nė filmin "Frika" do tė kem rolin kryesor, me
autor dhe regjisor Burim Tufa, njė film qė do tė realizohet
nė Kosovė. Poashtu kam njė angazhim tė sėrishėm nė njė film
tjetėr, pėr tė cilin detaje mund tė jap nė tė ardhmen e
afėrt, para fillimit tė projektit.
Me shfaqjen "Kufomat e Gjalla" do tė marrim pjesė nė
festivalin "Flaka e Janarit" nė Gjilan, njė festival i
dramės sė autorėve shqiptarė. Shpresoj qė sėrish tė jem
pjesė e projekteve nė Teatrin Shqiptar nė Shkup. Kėto janė
nė pika tė shkurtėra angazhimet e mija profesionale gjatė
muajve tė ardhshėm.
INA: Sa i ndjekni trendet e artit filmik dhe teatrit nė botė
Musa Isufi: Nuk mund tė them se jam duke ndjekur trendet e
teatrit botėror, sepse duke qėndruar dhe jetuar nė njė vend
tė izoluar nga bota e trendeve edhe tė artit, sigurisht qė
gjėrat ikin pa i pėrcjellur. Jam pjesėmarrės i shtatė
festivaleve ndėrkombėtare dhe aty kisha rastin tė shoh se
ēfarė punohet nė vendet e ndryshme tė Europės e mė gjėrė.
Sigurisht qė ka dallime nė pikėpamjet e teatrit, po kjo
ėshtė e bukura e artit. Mendoj se loja e teatrit tonė ėshtė
nė nivel sa u pėrket trendeve botėrore. Ndėrsa filmi pėr ne
ende ėshtė njė tabu, sepse ne nuk kemi regjisor filmi
shqiptar nė Maqedoni, nuk ka fonde qė mbėshtesin realizimin
e filmit shqiptar dhe janė shumė pengesa tė tjera reale qė
nuk mund tė arrijmė tė realizojmė filma shqiptarė, pėr
dallim qė maqedonasit arrijnė qė pėr ēdo vit tė realizojnė
filma tė ndryshėm me mbėshtetje tė konsiderueshme financiare
nga shteti, gjegjėsisht nga Ministria e Kulturės dhe
institucione tė tjera shtetėrore. Por filmin e dua dhe e
shikoj me pasion, shpesh ndodhė tė pėrcjellė edhe nga dy
filma nė ditė.
CV
Musa Isufi ėshtė njė nga aktorėt e gjeneratės sė re tė
aktorėve shqiptarė nė Maqedoni. Ai ėshtė i lindur mė
08.03.1969 nė Kumanovė. Ėshtė njė nga aktorėt e diplomuar nė
Fakultetin e Artit Dramatik, dega e aktrimit nė
Universitetin e Tetovės (1997-2001).
|

MUSA ISUFI nga nje pamje
nga webfaqe http://www.musaisufi.com |
|
Video Clipe te tije
http://www.musaisufi.com/index.php?category=23 |
|
|