|
|
 |
Orinda
Huda - 19 vjece Sapo ėshtė
shfaqur nėpėr ekrane me njė kėngė e klip tė ri. Me
bashkėpunėtorė tė rinj. Po synon tė rikthehet nė qendėr tė
vėmendjes dhe e di mirė se ēfarė trukesh i duhet tė pėrdorė.
Pse jo, dhe duke u dhėnė shpjegime thashethemeve tė shumta,
qė u thurėn pas largimit tė saj nga skena pėr njė vit tė
tėrė. Ja tė vėrtetat sipas Orinda Hutės Suadela Balliu Ėshtė
shfaqur sėrish me fustanin e bardhė tė nusėrisė |
|
Sapo ėshtė
shfaqur nėpėr ekrane me njė kėngė e klip tė ri. Me
bashkėpunėtorė tė rinj. Po synon tė rikthehet nė qendėr tė
vėmendjes dhe e di mirė se ēfarė trukesh i duhet tė pėrdorė.
Pse jo, dhe duke u dhėnė shpjegime thashethemeve tė shumta,
qė u thurėn pas largimit tė saj nga skena pėr njė vit tė
tėrė. Ja tė vėrtetat sipas Orinda Hutės Suadela Balliu Ėshtė
shfaqur sėrish me fustanin e bardhė tė nusėrisė. Por, ndėrsa
njė vit mė parė e mbante veshur dhe pozonte gjithė ojna pėr
fotografėt dhe tė ftuarit VIP, qė kishin mbushur hollin e
hotel Sheraton pėr tė admiruar nga afėr koleksionin e ri
tė Geraldina Sposa-s, kėtė herė ka preferuar tė qėndrojė
mbi njė kub, ndėrsa lidh atletet e bardha dhe i pėrkėdhelet
djalit qė ka pranė. Pra, nuk ėshtė mė modelja qė pėrkul
trupin me elegancė pėr tė nxjerrė nė pah hiret e saj dhe
bukurinė e fustanit. Megjithatė, sėrish ėshtė njė nuse shumė
e bukur e njė prej klipeve mė tė reja muzikore, qė po
shfaqet kėto kohė nė ekran. Pas kėsaj perfomance tė dytė me
fustan tė bardhė, shumėkush mund tė vinte bast se Orinda
Huta po bėhet gati pėr ceremoninė e martesės sė saj. Nuk do
tė ēudiste dhe aq, nėse do ta kishte marrė me tė vėrtetė njė
vendim tė tillė. Gjatė njė viti, ndėrsa ajo ka qėndruar larg
dritės sė prozhektorėve, larg skenave e vėmendjes sė
publikut, duke mos u shfaqur askund, gjithēka mund tė kishte
ndodhur. Nė fakt, nuk ka ndodhur asgjė. Orinda thjesht ka
ditur tė luajė bukur, pėr tė shkaktuar pak zhurmė nė kėtė
rikthim tė sajin. Edhe pse fabula e kėngės nuk kishte asnjė
pikė lidhjeje me ceremoninė e martesės, Orinda ka zgjedhur
pikėrisht si element kryesor tė klipit fustanin e bardhė.
Edhe pse ka qėndruar larg botės sė artit, nė gjithė kėto
kohė nuk i ka harruar marifetet qė ia mėsuan qė nė fillimet
e saj. Pėrkundrazi. Tani duket se di ti pėrdorė mjaft mirė
ato truke, edhe pa pasur diktues mė tė mėdhenj mbi krye, si
kohė mė parė. Kėshtu, ajo ka qenė e bindur se, duke u
rishfaqur ashtu siē ishte larguar e veshur nuse me
fustanin qė i pėrkiste tė njėjtit koleksion do ta kapte
fillin pikėrisht aty ku e kishte shkėputur. Duke na dhėnė
kėshtu sinjalin se nusja qė ishte larguar papritur e pa
dhėnė asnjė shpjegim nga altari, qė kishte vendosur tė
zhdukej pėr ca kohė nė vise tė largėta, po shfaqej sėrish.
Pėr tu bėrė pėrsėri personazhi qė tėrheq menjėherė
vėmendjen. Kjo dukej se ishte koha mė e mirė qė Orinda tė
rishfaqej me kėngėn dhe klipin As fejesa, as martesa e,
bashkė me to, duke shpjeguar se pse u zhduk pėr kaq shumė
kohė. Arsyet, sipas legjendave urbane qė nisėn tė tirreshin
ditė pas dite nė ato kohė, ishin nga mė tė ndryshmet. Ndėrsa
tani, ajo vetė thotė: U shkėputa, sepse doja tė rrija ca
kohė pushim. Doja tė merresha me veten; tė mblidhja energji
tė reja. E kisha vendosur kohė mė parė qė nuk do merrja
pjesė nė Kėnga Magjike 2007. Njerėzit mendojnė se njė
kėngėtar duhet tė marrė pjesė gjithmonė gjithkund, por nuk
ėshtė kėshtu. Njė tėrheqje i bėn mirė ēdokujt. E bindur pėr
kėtė, ditėt larg skenave, larg kamerave dhe vėmendjes sė
publikut i kanė vijuar krejt tė zakonshme, tė qeta. Njė ditė
e ka gjetur me miqtė, njė tjetėr nė shtėpi, duke iu
pėrkushtuar prindėrve, duke u dhėnė atyre gjithė vėmendjen
dhe dashurinė qė skishte mundur tua jepte mė parė pėr hir
tė angazhimeve qė do ti shtoheshin gjithnjė e mė shumė pas
asaj ditės kur hyri nė studion NRG Records, por edhe pasi
iku prej asaj studioje. Nė njė moment tė tillė, angazhimet
iu bėnė edhe mė stresuese pėr vetė faktin se, duke mos qenė
mė nėn mburojėn e NRG Records e, si rrjedhojė, as tė
Florian Mumajesit e Andy DJ, Orindės i duhej ti gjente vetė
bashkėpunėtorėt e rinj, ata me tė cilėt mund tė siguronte
vazhdimėsi po aq tė suksesshme. Dhe nuk gaboi nė gjetjen e
tė duhurve. Hera e saj e parė pa Florin ishte prezantimi nė
Kėnga Magjike me kompozimin e Darko Dimitrov-it dhe
tekstin e Aida Barakut. Ky ishte momenti kur Orinda do tė na
tregonte hapur se bashkėpunimi im me Florian Mumajesin dhe
Andy DJ kishte marrė fund. Nuk dha shumė shpjegime nė ato
kohė. Thjesht ndihej e sigurt edhe kėshtu, pa energjinė
mbrojtėse tė djemve, qė e kishin promovuar e bėrė tė famshme.
Ndoshta sepse eksperienca e parė me bashkėpunėtorėt e rinj i
rezultoi e suksesshme. Tė gjithė mund tė prisnin njė
vazhdimėsi tė mbarė tė Orinda Hutės, nė njė stil krejt
ndryshe. Por ja qė ndodhi krejt e kundėrta. Kėngėtarja u
zhduk pa thėnė asnjė fjalė, duke lėnė nė mes njė tjetėr
bashkėpunim, qė mund tė ishte po aq i suksesshėm sa ai me
Dimitrovin e Barakun. Bashkėpunėtorėt e dytė ishin djemtė e
grupit NRG Band, tė cilėt e ftuan Orindėn pėr tė realizuar
sė bashku njė kėngė dhe njė klip. Besniku, lideri i grupit,
e mbaroi kėngėn shumė shpejt dhe u kthye edhe njėherė nė
Tiranė pėr tia treguar. Kėnga mė pėlqeu shumė. Ishte
njėkohėsisht komerciale dhe e bukur dhe mė ngacmoi ideja e
tė shfaqurit ndryshe nė publik, tregon Orinda, duke
shpjeguar mė pas se nuk e pati aspak tė vėshtirė tė
pėrshtatej me kėta djem, edhe pse nuk e kishte lidhur asgjė
mė parė me ta, pėrveē emrit qė i dukej shumė familjar, i
ngjashėm me NRG Records. Kjo i dukej njė lojė fjalėsh, qė
thjesht e argėtonte dhe e ndihmonte tė mos ndihej nė terren
tė huaj. E kėndoi dhe e regjistroi kėngėn me ta. Gjithēka
shkoi shumė mirė, por jo deri nė fund. Ajo u largua dhe nuk
e realizoi dot rrugėtimin drejt Prishtinės pėr tė xhiruar
klipin e kėngės, qė kėshtu kėnga tė mund tė transmetohej nė
kanalet televizive muzikore. As nė njė moment tė tillė nuk
dha shumė shpjegime. Ndėrsa tani qė ėshtė rikthyer e qė e ka
kryer misionin e lėnė nė mes, thotė me qetėsi se lindja e
nipit dhe mbesės sė parė do ta magjepsnin aq fort sa ajo do
ti harronte tė gjitha: edhe kėngėn, edhe klipin, edhe
skenėn... Priti derisa i kaloi efekti i parė magnetik me ato
qeniet e vockla pėr tė cilėt, gjithė krenari, thotė se i
ngjajnė asaj, pėr tu nisur drejt Kosovės e pėr tė
pėrfunduar mė nė fund klipin nė studion e Pixel
Production. Tani i ka mbaruar tė gjitha ditėt e pushimit (pėr
tė cilat, gjithsesi, nuk na dha ndonjė raport dhe aq shumė
tė besueshėm) e i ka hyrė edhe njėherė rrjedhės sė ditėve tė
zakonshme, ritmeve energjike. Vetėm pak muaj kanė kaluar nga
dalja e klipit tė parė pas rikthimit (por i treti nė
karrierėn e saj) dhe Orinda po punon pėr pėrfundimin e
klipit tė dytė, i cili, mė sė fundi, do ti paraprijė
albumit tė shumėpritur prej Orindės. Albumi mendohet tė
dalė nė fund tė majit dhe do tė mbajė 10 kėngė. Pėr titullin
nuk kam menduar ende, por ėshtė gjėja e fundit pėr tė cilėn
shqetėsohem tani. Mė nė fund ia arrita qėllimit tė kem njė
Compilation krejt timin dhe jo tė kėndoj nė atė tė tė
tjerėve. Nuk ėshtė e vėshtirė tė kapėsh pas kėtyre fjalėve
ndonjė notė pakėnaqėsie ndaj atyre qė para shumė vitesh iu
zotuan Orindės pėr njė album, i cili pėrveē tri kėngėve hit
nuk u realizua kurrė. Duket se ka vendosur ta realizojė
kėto kohė, kur nuk ka mė njė menaxher mbi krye e kur i duhet
tė paguajė vetė pėr gjithēka. Ēka nuk e shqetėson aspak.
Pėrkundrazi, ėshtė shumė e kėnaqur qė mė nė fund po sheh
sesi ėndrra e saj po bėhet realitet. Ky zhgėnjim mė bėri
mirė, sepse arrita mė nė fund ti mbledh kėngėt e mia nė njė
album, madje arrita tė fus aty edhe kėngėt mė tė reja.
Falėnderoj shumė pėr kėtė edhe shtėpinė diskografike
Supersonic, e cila, pas ēmimit qė mė dha nė Kėnga Magjike,
mori pėrsipėr realizimin e albumit tim dhe e mbajti fjalėn.
Ndėrsa pohon kėtė, shpreh dukshėm pėrmes mimikės sė saj se
nuk ėshtė penduar aspak pėr vendimin qė mori, pėr tu
shkėputur nga NRG Records. Mė parė mendoja se nuk kishte
radio tjetėr, se ekzistonte vetėm NRG-ja. Por tani qė jam
jashtė saj, e kuptoj qė ka shumė tė tjera, nė tė cilat kėnga
ime transmetohet non stop. Tashmė duket e sigurt nė forcat
e veta. Vajza e vogėl, qė dikur kishte vėrtet nevojė tė
promovohej e tė financohej nga tė tjerėt, ėshtė rritur e
mund tia dalė vetė mbanė. Tė paktėn kėshtu pretendon dhe
pohon vetė ajo. Jo, nuk kam nevojė qė tė mė menaxhojė e as
tė mė mbrojė kush. Ia dal vetė mbanė pėr sė mbari, sqaron
ajo. I ka lėnė shumė pas ato kohė, bashkė me vitin e saj tė
heshtur, pėr tė rinisur edhe njėherė gjithēka nga fillimi,
ama duke pėrdorur me lezet njė marifet tė vogėl. Duke e
kapur fillin atje ku e kishte shkėputur, sepse Orinda kaq
gjė e ka mėsuar tashmė: fama dhe suksesi i sė shkuarės janė
njė garanci pėr vazhdimėsinė. Me fustanin e bardhė, ka
dashur ti ndjellė vetes edhe mė fat. E nuk ka gabuar. Klipi
dhe kėnga me grupin NRG band qėlloi me tė parėn. Orinda VS
Flori Edhe pse nuk ka preferuar tė japė shumė detaje pėr
prishjen e bashkėpunimit me djalin qė e promovoi e qė i dha
famėn me disa kėngė hit, Orinda Huta nuk ka hezituar tė
lėshojė akuzat e para ndaj Florit. Nė Shqipėri nuk ka
menaxherė pėr kėngėtarė dhe njė kėngėtar nuk mund tė bėhet
menaxher i njė tjetėr kėngėtari, sepse nis tė ketė xhelozi
dhe rivalitet. Megjithatė, ajo nuk i hedh poshtė ato qė ka
bėrė Flori dhe Andi DJ pėr tė. Unė vazhdoj tjua ndjek
punėn dhe kam vlerėsimet mė pozitive. Janė djem me tė
vėrtetė tė talentuar. Por nuk mundet ta mbaj pėr vete
fjalėn e fundit, edhe pse kėmbėngul se nė planin personal
vijon tė mbetet mike me tė gjithė kolegėt e dikurshėm, tė
cilėt i kompozuan hite, si: Tani e di apo Harrova tė marr
frymė, duke pėrfunduar: Ata janė tė mirė pėr tė tjerėt,
por jo pėr mua. Ajo do tė vijojė tė shfaqet vetėm, thjesht
si Orinda, pa qenė pjesė e asnjė grupi apo organizimi tjetėr,
por bashkėpunimeve si ky me NRG band i qėndron e hapur dhe
ku i dihet mund ti pėrsėritė mė shpesh, duke mos u
larguar mė pėr asnjė ditė nga ajo qė di tė bėjė mė mirė: tė
kėndojė. Sommario Doja tė rrija ca kohė pushim. Tė merresha
me veten, tė mblidhja energji tė reja. E kisha vendosur kohė
mė parė qė nuk do merrja pjesė nė Kėnga Magjike 2007.
Njerėzit mendojnė se duhet tė marr pjesė gjithmonė, por nuk
ėshtė ashtu. Pak kohė mungesė i bėn mirė edhe figurės sime
si artiste Albumi pritet tė dalė nė fund tė majit dhe do
tė mbajė 10 kėngė. Pėr titullin nuk kam menduar ende, por
ėshtė gjėja e fundit pėr tė cilėn shqetėsohem tani. Mė nė
fund ia arrita qėllimit tė kem njė Compilation krejt timin
dhe jo tė kėndoj nė atė tė tė tjerėve Nė Shqipėri nuk ka
menaxherė pėr kėngėtarė dhe njė kėngėtar nuk mund tė bėhet
menaxher i njė tjetėr kėngėtari, sepse nis tė ketė xhelozi
dhe rivalitet |
|